Klima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i ka bërë mirë Bastian Schweinsteiger.

Mesfushori gjerman, së bashku me shokët e tij të skuadrës Chicago Fire, u bënë pjesë e një shfaqjeje mode “Soccer & Style”, duke marrë pjesë në pasarelën e mbajtur me këtë rast.

Schweinsteiger, ashtu sikurse edhe kolegët e tij sfiluan në këtë aktivitet me veshjet e markës “Banana Republic”, me 32-vjeçarin që dukej se po argëtohej teksa bënte rolin e modelit, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Ana Ivanoviç ishte duke xhiruar gjithçka për të ruajtur një kujtim të këndshëm.

Sfilata e “Soccer & Style” u zhvillua për të mbledhur fonde në emër të skuadrës së Chicago Fire, fonde që do të jepen për bamirësi.

Top Channel