Agjencia e lajmeve “INA” pretendon se, një ish-funksionar i Qeverisë maqedonase ka planifikuar, me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj, eliminimin e 3 deputetëve shqiptarë të Parlamentit të vendit.

Qëllimi i atentatit, – sipas saj, – ishte që Maqedonia të përfshihej në tensione të ashpra ndëretnike e të krijoheshin kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Plani do të ishte realizuar në një protestë gjithëpopullore, e cila do të përdorej për të mbuluar sulmin, i cili do të dukej si spontan, e kështu, ajo që do të akuzohej në fund do të ishte turma e acaruar.

Një skenar për likuidim, gjithmonë sipas të njëjtës agjenci, ka qenë nata e 27 prillit, kur u dhunua e mbeti i lënduar rëndë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Top Channel