Me dhjetëra vetë iu ngjitën me vrull strukturës së mbuluar nga kuleçë në Cheung Chau të Hong Kongut, në fundin e kremtimeve të festivalit të simiteve, i cili ka tërhequr në ishullin e vogël gati 50 mijë kureshtarë.

Pjesë e kësaj feste është parada e “ngjyrave pluskuese”, siç e quajnë vendasit, me fëmijë të veshur si hyj dhe hyjnesha, muzikë tradicionale e kërcime.

Por pikën kulmore të kremtimeve e përbën pikërisht gara e kuleçëve. Sapo akrepat e orës shënuan mesnatën, 12 vetë iu vërsulën kullës së simiteve 20 metra të lartë. Kush arrin të marrë kulaçin në majë të saj është fituesi.

Por lufta nuk zhvillohet vetëm për këtë. Sa më lart të jenë kuleçët, që shkulen e futen në trastë, aq më shumë bekime dhe fat të mbarë do të ketë familja e garuesit…

Çmimin e parë e rrëmbyen përkatësisht një vajzë dhe një djalë, të cilët kanë qenë edhe vjet kampionë, Kwok Ka-ming dhe Wong Ka-yin. Tepër të entuziazmuar nga fitorja, ata thonë se do të luftojnë sërish për të njëjtën trofe në konkurrimin e vitit që vjen.

Top Channel