Alonso shpërbën dy zogj me makinën e tij

04/05/2017 00:00

Fernando Alonso ka nisur përgatitjet për garën Indianapolis 500, ku do të marrë pjesë në fund të këtij muaji. Piloti spanjoll ka kryer disa teste me makinën me të cilën do të garojë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë, pasi arriti shpejtësinë 358.1 km/h. Gjithashtu, Alonso ka vrarë edhe dy zogj gjatë këtyre testimeve.

Mund të quhet një sukses ky për 35-vjeçarin spanjoll, po të marrësh parasysh faktin që vitin e kaluar kanadezi Hinchcliffe fitoi “pole position” me shpejtësi mesatare 371.3 kkm/h.

“Në makinë ndjeva pak a shumë atë që mendoja. Ajo që ndryshon është emocioni im për këtë garë”, tha Alonso.

Gara e  Indianapolis 500 do zhvillohet në 28 maj, në një ditë kur është parashikuar edhe Çmimi i Madh i Monakos, me Alonson që nuk do të jetë në garën e Principatës, për tu zëvendësuar nga Jenson Button. Alonso do të garojë në Indianapolis 500 me makinën e skuadrës Andretti Autosport, që është e furnizuar me motorët Honda.

Top Channel