Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria në vendin e 66

04/05/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion në klasfikimin e FIFA-s për këtë muaj. Edhe këtë radhë, kuqezinjtë tanë, që në këtë periudhë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje, e shohin veten në vendin e 66, me 533 pikë.

Ajo që ka pësuar ndryshim në këtë renditje të FIFA-s është skuadra përfaqësuese e Kosovës, që ka zbritur 2 shkallë, për tu pozicionuar në vendin e 172, me 112 pikë.

Klasifikimi i FIFA-s edhe këtë muaj kryesohet nga Brazili me 1661 pikë, i ndjekur nga rivalët e Argjentinës në vendin e dytë, me 1603 pikë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga kampionët e botës, Gjermania.

Klasifikimi vijon me Kilin në vendin e katërt, Kolumbinë dhe Francën. Spanja dhe Italia, që janë në grupin tonë kualifikues të Botërorit 2018, renditen respektivisht në vendin e 10 dhe të 12.

Top Channel