10 shtetet që shpenzuan më shumë për ushtrinë

04/05/2017 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve që kanë investuar më shumë për ushtrinë, me 611 miliardë dollarë, shpenzime ushtarake, gjatë vitit 2016.

Kjo shumë është thuajse e barabartë me shpenzimet ushtarake të 9 shteteve të tjera, që plotësojnë dhjetëshen e parë të shteteve më “dorëlëshuara”, ndaj përforcimit të ushtrisë.

Nëntë shtetet e tjera të listës kanë shpenzuar në total 632 miliardë dollarë, pra vetëm 21 miliardë më shumë se SHBA-të. Të llogaritura në përqindje, shpenzimet ushtarake të SHBA-ve, janë sa 36% e shpenzimeve ushtarake të të gjithë globit.

Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe, në Stokholm. Më poshtë po ju sjellim listën me shtetet që kanë kryer më shumë shpenzime ushtarake dhe vlerën e ketij shpenzimi.

FOTO GALERI
1/10
1. SHBA - 611 miliardë dollarë

Top Channel