Allegri komplimenton skuadrën: Por ka edhe 90 minuta

03/05/2017 00:00

Massimiliano Allegri është mjaft i kënaqur për paraqitjen e futbollistëve të tij, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndaj Monacos, por bën thirrje që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Dua t’u bëj komplimentet e mia të gjithë futbollistëve, për paraqitjen e dhuruar në këtë ndeshje aspak të lehtë. Gjithsesi, duhet të bëjmë kujdes dhe të luajmë me të njëjtin intensitet edhe ndeshjen e kthimit, pasi nuk ka përfunduar asgjë. Monaco, në Torino do të jetë shumë agresive, sepse nuk ka asgjë për të humbur, ndaj duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, tha Allegri.

Trajneri i Juventusit befasoi jo pak me formacionin e hedhur në fushë, ku ra në sy lënia në stol e Cuadrados për Dani Alves dhe Barzagli titullar, si mbrojtës i djathtë.

“Monaco del shumë shpejt në kundërsulm, ndaj kisha nevojë për një mbrojtës si Barzagli, në të djathtë, i cili ka bërë një ndeshje vërtetë të mirë.
Massimiliano Allegri nuk harroi të veçojë edhe paraqitjen e mrekullueshme të portierit dhe kapitenit të Juves, Gigi Buffon. ” Të gjithë ishin të shkëlqyer, por Buffon është treguar vërtetë deçizim me priotjen fantastike që bëri, kur ndeshja ishte akoma 0-0. Në ndeshjet e mëdha, Gigi vazhdon të tregojë se është numri 1 në botë”, tha trajneri Juventin.

Në fund Allegri ka një mesazh edhe për mesfushorin boshnjak të bardhezinjve, Miralem Pjaniç. “Me Pjaniç jam shumë i nervozuar, sepse ka kualitet për të qenë një nga tre mesfushorët më të mirë në botë, por duhet të jetë i bindur për atë kualitet që ka”.  

Top Channel