Një këmbësor ka shpëtuar për fare pak centimetra nga vdekja e sigurt nëse do të ishte përplasur nga një makinë.

E gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurie pranë një kryqëzimi.

Nga sa dallohet në video makina, e cila raportohet se ishte me shpejtësi mbi 110 km në orë, ka hipur mbi trotuar dhe për pak ka shtypur këmbësorin.

Fatmirësisht ai është ndodhur shumë pranë kryqëzimit dhe ka vrapuar për të hyrë në një rrugë tjetër që t’i shpëtonte përplasjes.
Ai ia ka dalë të shpëtojë, por nëse nuk do të nxitonte, apo nëse kryqëzimin do ta kishte pak më larg atëherë fati i tij do të ishte ndryshe.

Raportohet se  ngjarja ka ndodhur në Leeds të Britanisë dhe se makina ka qenë pjesë e një gare ilegale në rrugët e këtij qytetit.

Top Channel