Londër, tentoi të rrëmbejë fëmijën, policia e shpall në kërkim

02/05/2017 00:00

Policia londineze kërkon ndihmën e publikut për të identifikuar një grua, e cila duket se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Policia britanike ka publikuar pamjet e filmuara në një qendër tregtare të gruas së dyshuar, e cila merr nga karroca fëmijën dhe tenton të largohet.

Por mamaja e fëmijës e vëren dhe menjëherë ja ka marrë nga dora. Pas denoncimit në polici, autoritetet britanike nuk kanë mundur të identifikojnë të dyshuarën, e për këtë arsye kanë bërë publike pamjet e ngjarjes së ndodhur më 23 prill të këtij vit.

Top Channel