Operohet Ibrahimoviç, nuk mbyllet karriera në futboll

02/05/2017 00:00

Karrierës së Zlatan Ibrahimovic nuk i ka ardhur ende fundi. Sulmuesi suedez i ëshë nënshtruar një operacioni  në ligamentet e gjuri të djathë, ndërhyrje kjo që rezultoi e suksesshme.

Sipas agjentit të lojtarit, Mino Raiola, dëmtimi i pësuar nga Ibra nuk do ta detyrojë 35-vjecarin që të tërhiqet nga fushat e lojës, sic po përflitej ditët e fundit në media dhe se futbollisti do të jetë në gjendje që të riaftësohet plotësisht.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye në Pittsburgh të SHBA nga Dr.Freddie Fu dhe Sr.Volker Musahl të cilët do të ndjekin nga afër edhe procesin e riaftësimit të tij. Zlatan Ibrahimovic e pësoi dëmtimin në ligamentet e gjurit të djathë gjatë ndeshjes së Europa League me Anderlechtin të zhvilluar në Old Trafford në 20 prill dhe pritet të kthehet në fushat e lojës pas disa muajsh.

Top Channel