Cheryl dhe Liam Payne e kanë quajtur djalin Bear

02/05/2017 00:00

Ata janë bërë prindër të përkushtuar që pas lindjes së djalit të tyre. Megjithatë Cheryl, 33 vjeç dhe Liam Payne, 23 vjeç, kanë qënë mjaft në mëndyshje për të zgjedhur emrin e djalit tashmë 5 javësh.

Por yjet e njohur kanë vendosur ta quajnë atë Bear, vetëm pak ditë më parë. Një mik i tyre tha se: “Liam dhe Cheryl nuk vendosnin dot për emrin mes mundësive të shumta. Por të dy pëlqyen emrin Bear dhe vendosën për të disa ditë më parë. Pavarësisht netëve pa gjumë, çifti duket mjaft i përkushtuar ndaj Bear”.

Top Channel