“Shthuren” studentët e Oksfordit

01/05/2017 00:00

“Bank Holiday”, një festë që i ka fillesat rreth 500 vjet më parë, por që vitet e fundit është modernizuar duke u shndërruar në një “shthurje” të të rinjve.

Studentët e Oksfordit e nisin ditën që në orën 6 të mëngjesit, ndërsa e mbyllin atë në orët e para të ditës tjetër.

Këtë herë duket se të rinjtë e kanë ekzagjeruar me alkoolin, por jo vetëm.

Pjesë e festës bëhet edhe lumi Cherwell, ku të rinjtë nuk hezitojnë edhe të zhyten në të pas konsumimit të alkoolit.

Në vitin 2005, rreth 40 të rinj mbetën të plagosur teksa u hodhën në lum dhe autoritetet u detyruan të marrin masat për t’i ndaluar në vazhdim këto veprime.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel