Dita e parë e kryeparlamentarit Xhaferi. Pret Hoyt Yee, shëtit me Zaev

01/05/2017 00:00

Kjo e hënë ishte dita e parë e punës për kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Dy kolegë deputetë e pritën atë te dera e hyrjes së Kuvendit dhe më pas u drejtuan drejt zyrës.

E teksa ecte në korridoret e Parlamentit, gjurmët e dhunës së të enjtes së shkuar ishin ende të pranishme. Mure të dëmtuara, karrige e xhama të thyera.

Talat Xhaferi dha porosi për administratën, për ta kthyer Parlamentin në gjendje pune. Ai kërkoi që të sigurohet korridori, sepse aty do të mbajë konferencën e parë për shtyp

Pikërisht ai është ambienti ku kryeparlamentari i ri i Maqedonisë do të presë delegacionet, e të parët që e vizituan ishin dy diplomatë amerikanë.

Pas këtij takimi, Talat Xhaferi, bashkë me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe deputetët e tjerë dolën në këmbë. Ata ecën në sheshin “Maqedonia” të Shkupit dhe pinë kafe në një nga lokalet aty pranë.

Top Channel