Prerjet 50 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë

01/05/2017 00:00

Kosova viteve të fundit është bërë pjesë e shteteve që bien viktime e depërtimit dhe qarkullimit të parave të falsifikuara, nga të cilat më së shumti dëmtohen bizneset e vogla, të cilat janë shënjestër i personave që i fusin në qarkullin këto kartëmonedha të falsifikuara.

Indeksionline, duke cituar statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, thotë se gjatë vitit të kaluar nga autoritetet e sigurisë janë konfiskuar mbi 43 mijë euro në raste të ndryshme.

Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka thënë për Indeksonline se të dhënat për paratë e falsifikuara që kanë depërtuar në vendin tonë sigurohen në baza gjashtë mujore ku të dhënat paraprake flasin për periudhën kohore të vitit të kaluar.

“Të dhënat  Statistikore si Bankë Qendrore i marrim nga Laboratori i Forenzikes së Kosovës në baza 6 mujore. Këto para të falsifikuara janë konfiskuar në raste të ndryshme nga autoritetet e sigurisë duke përfshirë që nga bizneset e deri tek konsumatorët si viktima”, ka thënë Kada.

Sipas statistikave të BQK-së sa i përket kartëmonedhave  euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar gjatë vitit 2016-të , të ndara pjesa më e madhe e tyre kanë qenë prerjet 20, 50 dhe 100 euroshe.

Top Channel