Goditjet e dënimit, Del Piero sfidon Dybalan

01/05/2017 00:00

E shkuara kundër së tashmes dhe të ardhmes së Juventusit. Paolo Dybala dhe Alesandro Del Piero do të vendosen përballë njëri-tjetrit në një sfidë të pazakontë; goditjet e dënimit.

“Dorashkën” i pari e hodhi legjenda e bardhezinjëve, që përmes rrjeteve sociale e sfidoi argjentinasin. Ky i fundit e pranoi sfidën. Të dy do të godasin nga 10 gjuajtje në portën që do të mbrohet nga Buffon.

Në karrierën e tij me Juventusin, Del Piero ka fituar gjashtë tituj kampionë italie dhe një herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Dybala kërkon të ecë në gjurmët e tij, por e di se është e vështirë.

“Del Piero është një shembull për t’u ndjekur, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, deklaroi argjentinasi për Sky Sport në përfundim të ndeshjes së barazuar 2-2 me Atalantën.

Top Channel