Skënderbeu bën detyrën në Gjirokastër

30/04/2017 00:00

Skënderbeu ka arritur të marrë tre pikët në transfertën ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës, ku fituan me rezultatin 0-1.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0, me korçarët më kërkues, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën e Mirakës. Luftëtari mbrohet mirë dhe tenton të kundërsulmojë vazhdimisht dhe t’i vështirësojë punën mbrojtjes së Skënderbeut.

Në fillim të pjesës së dytë, Skënderbeu kalon në avantazh, me anë të James. Sulmuesi i korçarëve shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës, e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës gjirokastrite.

Në minutat në vijim, ekipi i trajnerit Daja, vazhdoi të sulmojë në kërkim të golit të sigurisë , por kërcënoi portën e kundërshtarit vetëm me goditje nga distanca. Edhe vendasit kundërsulmuan disa herë rrezikshëm, në kërkim të golit të barazimit, por pa ia dalë.

Me këtë fitore, Skënderbeu ruan distancën prej tre pikësh pas ekipeve kryesuese, Kukësit dhe Partizanit, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën, të shtunën e ardhshme.

Top Channel