Chelsea marshon drejt titullit, ndalen dy Manchesterët

30/04/2017 00:00

Chelsea nuk ndalet dhe hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion të Premiere League. Ekipi i Antonio Contes arriti të fitoje dhe të marrë tre pikët e radhës, në transfertën e vështirë ndaj Evertonit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, blutë e Londrës shënuan tre herë, me Pedro, Gary Cahill dhe Willian, duke fiksuar shifrat finale 0-3. Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi, Chelsea kryeson me shtatë pikë diferencë, në pritje të ndeshjes së Tottenhamit ndaj Arsenal.

Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, në transfertën ndaj Middlesbrough. Ekipi i Guardiolës rikuperoi dy herë disavantazhin, me anë të Agueros dhe Gabriel Jesus dhe arriti të ruajë vendin e katërt në renditje.

Më herët Manchester United dështoi të fitojë, ndaj Swansea. Djajtë e kuq shënuan me anë të Rooney në pjesën e parë, por Sëansea barazoi me një supergol të Sigurdsson dhe rrëmbeu një pikë në “Old Trafford”.

Kështu, ekipi i Jose Mourinhos nuk arriti të parakalonte Liverpoolin dhe Manchester Cityn, në garën për një vend në Champions.

  

Top Channel