Everesti i merr jetën alpinistit zviceran Ueli Steck

30/04/2017 00:00

Maja më e lartë e globit mori një tjetër jetë, këtë herë me tragjedinë e një alpinisti të njohur në malin Everest.

U gjet pa jetë në kampin numër 1 të rrugës nepaleze të malit të njohur, alpinisti Ueli Steck. Ky i fundit, sipas udhërrëfyesve vendas që quhen “sherpa”, nuk arriti të mbijetonte pas një aksidenti në ngjitje.

Një grup i ndërhyrjes së shpejtë tentoi të rikuperonte protagonistin e njohur të sporteve ekstreme, por trupi i Ueli Steck u gjet pa jetë. 41-vjeçari helvet, i pagëzuar nga të apasionuarit e alpinizmit si “Makina zvicerane”, u rrëzua në një masiv akulli duke tentuar të kalonte në zonën e quajtur Nupse.

Alpinisti Ueli Steck ishte në majën më të lartë të botës, për të tentuar kalimin unik nga mali Everest në zonën e Lhotse, por ky ishte dhe i fundit në objektivat e sportistit zviceran.

Top Channel