Tirana, kampione në basketboll për meshkuj

30/04/2017 00:00

Tirana është skuadra kampione e vendit në basketboll për meshkuj. Në “Asllan Rusi”, bardheblutë fituan edhe ndeshjen e tretë finale ndaj Vllaznisë, me rezultatin 87-80, për të firmosur këtë sukses, tek i cili kthehen pas 5 vitesh.

Pas këtyre festimeve, grupimi “Tirona Fanatics” iu drejtua banesës së presidentit të klubit bardheblu të futbollit, Refik Halili, për të zhvilluar një protestë për rezultatet e dobëta të skuadrës së futbollit.

Top Channel