Rally, Evans kryeson pas etapës në Argjentinë

30/04/2017 00:00

Garat Rally që po zhvillohen në Argjentinë këtë fundmuaji konsumuan një tjetër ndalesë emocionuese për pilotët pjesëmarrës, ku nuk munguan aksidentet dhe problemet mes shpejtësisë së madhe.

Elfyn Evans pa sesi kryesimi i tij u reduktua në vetëm 11.5 sekonda, përpara finales, që i rrezikon suksesin në Amerikën Latine.

Uellsiani Evans kishte një avantazh të konsiderueshëm prej 52.8 sekondash, të cilin e shtoi pas etapës së 10. Por një seri problemesh për pilotin ishullor cënuan garën. Elfyn Evans vuajti gabimin në një itinerar të cirkuitit dhe u detyrua të ndërronte njërën gomë të makinës, gjëra që lejuan belgun Thierry Neuville të afrohej.

Problemeve nuk iu shpëtoi as norvegjezi Mads Østberg që synon podiumin, me pilotin nordik që vuajti dëmtimin e një amortizatori. Në klasifikimin e përgjithshëm komandon Evans, e pas tij Neuville si dhe Ott Tänak.

Top Channel