Xhaçka: Arsimi profesional, institucion karriere

29/04/2017 00:00

Ka përfunduar edicioni i dytë i olimpiadës së aftësive, ku 5000 maturantë të shkollave profesionale konkuruan me punimet  e tyre ndërmjet njëri-tjetrit.

Ministrja e Mirëqeniës sociale dhe maturantët kanë përshkuar me biçikletë rrugën prej 12 kilometrash nga Ministria deri tek ambinetet ku për tre ditë u zhvillua panairi me punimet.

“Është një aktivitet që për dy vjet rresht promovon arritjen në arsimin profesional dhe po kthehet në institucion këshillimi të karrierës. Objektivi final është kijimi i hapësirave dhe bashkëpunimin me bizneset”, deklaroi ministrja e Mirëqenies, Olta Xhaçka.
 
Në fund të panairit ministrja Olta Xhaçka ka shpërndarë dhe çmimet për fituesit të cilët kishin prezantuar punimin më të mirë të vlerësuar nga juria.

Top Channel