Xhaketa e Johnny Castle shitet për 62.500 dollarë

29/04/2017 00:00

Një xhaketë lëkure për 62.500 dollarë. Është ajo e veshur nga Patrick Swayze në filmin kult të viteve ’80, “Dirty Dancing”, në rolin e Johnny Castle.

Ajo u shit në një ankand të Los Angeles dhe është blerë me shifrën rekord nga një koleksionist i Hollivudit që u prezantua thjesht me emrin Glenn.

Xhaketa bashke me sende të tjera të Patrick, që ndërroi jetë në 2009, janë edhe tavolina e sërfit e Point Break, dhe këmisha e veshur në filmin “Ghost” kanë dalë në shitje në ankand nga Lisa Niemi.

Ajo tha se ka qënë mjaft e dyzuar nëse duhej të nxirrte në shitje kujtimet e të shoqit. “Jam një grua me fat që kisha një burrë që më ka dashur kaq shumë si Patrick”, ka thënë Lisa. Por kjo zgjedhje e Lisës, është kundërshtuar fuqishëm nga mbesa e Swayze, Danielle.

Ajo tha se ato “ishin kujtime të familjes” dhe shitje e këtyre kujtimeve të çmuara është “si një shuplakë në fytyrë”.

Top Channel