Melania përgatitet për luftë

29/04/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi një ditë më parë se nuk përjashtohet ardhja e një konflikti shumë të madh me Korenë e Veriut, po duekt se Melania është gati për luftë dhe këto e tregon veshja e saj e fundit.

Detajet me lëkurë gjarpëri të Altuzarra dhe dekolteja Manolo Blahnic nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë nxjerrë në pah aspektin luftues. Kjo është veshja e saj në pritjen e çiftit presidencial argjentinas, Mauricio Macri dhe bashkëshortja e tij Juliana Awada.

Melania Trump u gjet përballë femrës që nga mediat latine përcaktohet “më e bukur se Amal Alamuddin, më e rafinuar se mbretëresha Rania e Jordanisë, më elegante se Leticia e Spanjës dhe Kate Middleton”.

Të dyja të bukura dhe elegante, por Juliana Awada është penalizuarnga efekti deja vu. Veshja e saj Ginebra ishte identike me atë të Letizia Ortiz të Spanjës. Më elegante apo kopjace?

FOTO GALERI
1/11

Top Channel