Atalanta e Berishës barazon ndaj Juventus

28/04/2017 00:00

Edhe pse e kanë parë veten në avantazh në përfundim të pjesës së parë me gol të Andrea Contit, Atalanta nuk ka mundur të ruaj rezultatin duke pësuar dy gola që për pak kanë sjellë edhe humbjen e radhës për ekipin ku aktivizohet gardiani i portës kuqezi, Etrit Berisha.

Goli i barazimit për bardhezinjtë erdhi pas një gabimi të mbrojtësit të Atalantës, Leonardo Spinazzola, që i jep topit devijimin fatal duke e dërguar në rrjetë.

E ndërsa ndeshja po i drejtohej fundit me rezultatin 1-1, Daniel Alves kalon Juventusin në avantazh në të 83′.

Por zikaltërit e Atalantës nuk janë dorëzuar duke ngulmuar deri në fund, duke u shpërblyer me një gol në të 89’ nga Remo Freuler.

Gol, i cili jep Atalantës një pikë me mjaft vlerë në luftën për një vend në kupat e Europës.

Top Channel