F1, ndërroi motorin, Vandoorne 15 vende penalizim

28/04/2017 00:00

Ndërrimi i plotë i motorit do t’i kushtojë shumë Stoffel Vandoorne në garën e radhës së Formula 1 në Sochi të Rusisë që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Për pilotin e McLaren ky do të jetë ndërrimi i pestë i njësisë së fuqisë së MGU-H që do të thotë një nisje të garës 15 vende më poshtë nga pozicioni që do të përcaktohet në ditën e provave zyrtare.

Kjo është hera e parë që McLaren sanksionohet në këtë fillim sezoni të Botërorit të Formula 1.

Për stafin teknik të skuderisë britanike riparimi i MGU-H u bë i pamundur gjë që i detyroi ata të marrin vendimin për të ndërruar krejtësisht motorin e Vandoorne.

Një situatë kjo që duket e zbehu jo pak optimizmin e fituar nga skuadra McLaren gjatë testeve të zhvilluara në Bahrein ku u pa një rendiment i mirë i makinës së kësaj skuderie me Vandoorne që arriti të kryejë 81 xhiro.

Top Channel