Situata në Maqedoni, Meta-Xhaferrit: Konflikti është politik, jo ndër-etnik

28/04/2017 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka telefonuar homologut të tij të zgjedhur në Maqedoni, Talat Xhaferri, të cilit i shprehu keqardhjen për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë.

Ai siguroi z. Xhaferri për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni. “Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë. Mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti është politik dhe jo ndër-etnik”, është shprehur Meta.

Top Channel