Në prag të duelit të vitit, Klitschko-Joshua

28/04/2017 00:00

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko dhe britanikut Anthony Joshua do të masin forcën në Wembley, në ndeshjen e boksit që është përkufizuar si dueli i vitit.

41-vjeçari ukrainas vjen në këtë përballje pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury.

Joshua, kampion në fuqi i versionit Ibf e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes.

Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel.

“Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqendruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”.

Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen.

“Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar , kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk ka frikë, jam një luftëtar dhe eci me moton, fito, mbrohu, ec përpara!.

Takimi që do të zhvillohet në stadiumin londinez dhe që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Supersport këtë të shtunë duke nisur nga ora 19.30 paralajmërohet si dueli më i ndjekur në Britaninë e madhe që nga viti i largët 1939.

Top Channel