Dhe pse në të 50-tat ajo është një nga modelet më të famshme të njohura botërisht. Por Cindy Crawford është tërhequr pas duke postuar një foto të vjetër të bashkëshortit Rande Gerber.

Ajo i ka uruar 55-vjetorin e lindjes dashurisë së saj me një foto të hershme kur Gerber bënte foto modelingu. “I uroj këtij hamshori gëzuar ditëlindjen!”, shkruan në diçiturën e fotos 51-vjeçarja.

Në foton bardh e zi duket Greber që mban një shtangë hekuri duke vënë në pah bicepsin e tij. Gjithashtu duket qartë edhe logoja e Casamigos Tequila në krahun e biznesmenit. Ai themeloi këtë kompani bashkë me mikun e tij prej vitesh George Clooney dhe Michael Meldan në mars të 2015.

Casamigo mori këtë emër pas shtëpive të Gerber dhe Clooney në Meksikë, dhe përkthehet në “Shtëpia e miqve”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel