Incidentet në ndeshjen me Italinë, FIFA gjobit FSHF-në

27/04/2017 00:00

FIFA ka gjobitur Shqipërinë për incidentet e Palermos me 100 mijë franga zvicerane gjobë për Federatën Shqiptare të Futbollit për trazirat dhe incidentet antisportive gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri në “Renzo Barbera”.

Komisioni Disiplinor në FIFA ka bërë me dije vendimin sot, duke e kaluar këtë rast me 100 mijë franga gjobë për Shqipërinë e cila ishte e kishte një rast të përsëritur këtë gjë. Por, vetëm sanksion disiplinor me gjobë për FSHF-në e cila mban kështu në kurriz një tjetër akt antisportiv, prej të cilit u distancua menjëherë të nesërmen e ndeshjes në Palermo me Italinë.

FSHF në deklaratën e saj ka akuzuar edhe njëherë grupimin e tifozerisë “Illyrian Elite” veprimet e të cilëve sollën edhe  ndërprerjen e ndeshjesm duke rrezikuar edhe pezullimin e saj.

“Tifozeria është bërë kështu sërish objekt i pashmangshëm disipline duke kaluar në rast përsëritës. Në një moment të tillë, apeli për ndërgjegjësim të pjesës së tifozerisë mbetet akut, i vazhdueshëm dhe më prezent për të gjitha tifo-grupet.

FSHF nuk do të pajtohet asnjëherë me veprime antisportive siç edhe ndodhi mbrëmjen e 24 marsit në Palermo. Tifozeria mbetet një suport i madh për kombëtaren, por FSHF do të distancohet gjithmonë nga veprime të cilat rrezikojnë dhe cenojnë imazhin e Shqipërisë, dhe të skuadrës kombëtare”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Top Channel