Tirana pret derbin. Josa nuk firmos për barazimin

27/04/2017 00:00

Mbrëmjen e së premtes, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në futbollin shqiptar, me Tiranën dhe Partizanin në pozita të ndryshme dhe objektiva diametralisht të kundërta në renditje.

“Demat e kuq” synojnë titullin, ndërsa bardheblutë janë të rrezikuar nga rënia, por edhe pse me diferenca të mëdha, trajneri Mirel Josa nuk firmos për një barazim kundër Partizanit.

Tekniku i Tiranës e cilësoi një skuadër agresive rivalin e së premtes. Ai sqaroi se, kthesa ndoshta nuk do të vijë me Partizanin, pasi edhe nëse fitojnë, gjërat nuk rregullohen menjëherë, deklaratë që disa e lexuan edhe si alibi për rezultatin potencial të “Selman Stërmasit”.

Partizani ndan kryesimin me Kukësin, me nga 62 pikë secili, dhe ka një diferencë prej 30 pikësh me Tiranën, një nga të paktat raste që dy rivalët e kryeqytetit distancohen kaq shumë.

Top Channel