Kur fati është në anën tënde

27/04/2017 00:00

Një avion i vogël ka bërë një ulje emergjence në Archerfield Airport në Brisbane të Australisë.

Aeroplani me tre persona në bord, erdhi rrotull aeroportit para se të ulej. Hunda e tij rrëshkiste përgjatë pistës teksa ngadalë ndali.

Pamjet tregojnë se të tre personat në bord kanë dalë të padëmtuar nga avioni. Zjarrfikësi Andy Crane rrëfen se ekuipazhi ishte i përgatitur mirë për ulje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel