Rama: Fitimtar në Prishtinën tonë

27/04/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e gjykatës franceze të Kolmarit me një status në rrjetet sociale.

“Ramush, mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë”, shkruan Rama në Twitter, në urimin e shkurtër, por të shoqëruar me “hashtag”-ët krenar për UÇK, e drejta vonon, por nuk harron.

Ndërsa, Ministria e Jashtme, në një deklaratë përshendetëse, thotë se me këtë vendim, gjykata franceze konfirmon vendimet e mëhershme të dy shkallëve të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila e shpalli zotin Haradinaj të pafajshëm.

MPJ e konsideron vendimin si një fitore të së vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kanë synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit.

MPJ përsërit qëndrimin e saj se Serbia duhet të heqë dorë nga përdorimi i urdhër-arresteve si formë presioni ndaj Kosovës.

Top Channel