Barcelona 7-1 ndaj Osasunes, intrigohet lufta për titull

26/04/2017 00:00

Barcelona ishte një spektakël i vërtetë në fitoren 7-1 ndaj Osasunës dhe tifozët me fat në “Camp Nou”, shijuan festivalin e golave të formacionit katalanas në La Liga.

Në klasiken që përball kreun dhe fundin e renditjes, skuadra blaugrana tronditi formacionin nga Pamplona në një ndeshje ku shkëlqeu ashtu si ndaj Realit, argjentinasi Lionel Messi.

Ky i fundit shënoi dy herë ndërsa mes autorëve të golave ishte dhe Maskerano, goli i parë në 7 vitet e tij në Katalonjë.

Top Channel