United-City, 2 risi të çuditshme në derbin e radhës

26/04/2017 00:00

Ka dy risi të çuditshme në derbin numër 174 të Manchester në futbollin anglez; luhet të enjten në mbrëmje dhe të dy ekipet në Etihad Stadium synojnë një vend në Ligën e kampioneve sezonin që vjen.

Pep Guardiolës të City dhe Joze Mourinho te United, të dy në vitin e parë në pankinat e këtyre ekipeve, i është dashur të vuajnë presionin e dështimit në objektivat primarë.

Për Djajtë e Kuq do të jetë një mungesë e rëndësishme si Paul Pogba. Francezi nuk do të mund të japë kontributin në derbi pas sforcimit fizik me 47 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Trajneri Mourinho gjithashtu konfirmoi se  Antonio Valencia është i aftë për t’u kthyer në ndeshjen e së enjtes në “Ettihad Stadium” por do të mungojnë Chris Smalling dhe Phil Jones.

Në kampin tjetër Pep Guardiola ka dyshimin më të madh dhe serioz sic e quan ai, të prezencës së David Silva. Spanjolli nuk është në kondicionin e duhur fizik, por “qytetarët” do të kenë Agueron dhe Hezus.

Kjo ndeshje starton kalvarin e një rrugëtimi që vendos fatet sezonale të Manchester United me përjashtim vetëm ndeshjen e së dielës ndaj Suinsi, që është praktikisht e lehtë.

Më pas Djajtë e Kuq përballen në Europa League dy herë me Celta Vigo, e luajnë ndaj Arsenalit dhe Totenhemit në Premier Ligë.

Top Channel