Disney: Ja kur del filmi Frozen 2

26/04/2017 00:00

Seria e dytë e filmit mjaft të dashur Frozen, tashmë ka një ditë zyrtare.

Sipas Disney, “Frozen 2” do të dalë zyrtarisht më 27 nëntor të 2019.  Regjisorët Chris Buck dhe Jennifer Lee do ti rikthehen animacionit të famshëm të vitit 2013, i cili u bë publik në mars të 2015 nga shefi kreativ i Disney John Lasseter, dhe vetë zëri i Olaf, Josh Gad, teksa mendohet se zërat dublues do të jenë sërish Kristen Bell dhe Idina Menzel.

Para daljes së formatit 3D, një përshtatje muzikore e Frozen do të debutohet në Broadway në pranverën e 2018. Por përveç kësaj, Disney ka nxjerrë datat dhe për një sërë filmash të tjerë të animuar, Gigantic, Jack and the Beanstalk, që është shtyrë  për dy vite, nga 21 nëntori i 2018, për në 25 nëntor të 2020.

Ndërkaq, Ralph Breaks the Internet: Wreck it Ralph 2” do ti duhen dhe disa muaj para se të publikohet, nga 9 marsi që ishte thënë më parë, më 21 nëntor.

The Lion King është vendosur për në 19 korrik 2019, dhe Indiana Jones për në korrik të 2020.

Top Channel