Njihuni me Messin arab (Video)

26/04/2017 00:00

Omar Abdulrahman, lojtar 25-vjeçar i Al-Ain dhe i famshëm për shkak të videove virale të driblimeve të tij, ka shkëlqyer sërish në Champions League-n aziatike.

Futbollisti nga Arabia Saudite shënoi një gol fantastik dhe dha një asist për vëllain e tij në ndeshjen e fundit. Goli i Messit arab erdhi pas driblimit të dy kundërshtarëve dhe një goditjeje me të majtën, rrafsh me tokën.

Gol që kujtoi atë të Messit vetëm para pak ditësh, kundër Realit të Madridit.

Top Channel