Në ankand shtëpia ku u gjet e vdekur Marilyn

26/04/2017 00:00

Ajo është shtëpia ku u gjet e pajetë një nga mitet e epokës tonë, shtëpia që fsheh një mister që ndoshta nuk do të zbulohet kurrë.

Bëhet fjalë për vilën në Brentwood të Kalifornisë, ku më 5 gusht të 1962 u gjet e pajetë Marilyn Monroe. Tashmë ajo është në shitje për 6.9 milionë dollarë. Dhe kjo nuk është hera e fundit që shitet, pasi pesë vite më parë u shit për 5.1 milionë dollarë.

Marilyn e bleu vilën me pishinë disa muaj para se të vdiste. Në njërën prej tre dhomave të gjumit ajo vrau veten me një mbidozë ilaçesh. Psikiatri i saj e gjeti në shtrat, me folësen e telefonit në dorë. Vdekja e Marilyn edhe sot është në mister, një mbidozë aksidentale, një vetëvrasje apo një vrasje e bërë nga dikush? Ndoshta përgjigja nuk do të vijë kurrë. Vetëm nëse do të mund të flisnin muret e kësaj shtëpie.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel