“Shtyp butonin e gabuar dhe…”

26/04/2017 00:00

Sigurisht të gjithë u lumturuan për të, kur postoi në Snapchat pamjet e saj në javën e 20-të të shtatzanisë. Flasim për Serena Williams.

Por ajo bëri të ditur se shpërndarja e lajmit të gëzuar ishte një gabim. Duke folur për Gayle King dhe Ted Talks në Vankucer, ajo tha se fotoja në diçiturën e të cilës lexohej “20 javëshe”, duhej të ishte private, por aksidentalisht e postoi për të gjithë botën.

“Ju e dini si janë rrjetet sociale, shtyp butonin e gabuar dhe…30 minuta më pas 4 telefonata të humbura. Mendova ‘kjo është e çuditshme”, ka thënë kampionia e tenisit.

Tenistja shton më tej se këtë informacion kishte vendosur ta ndante rreth 5-6 ditë më vonë.

Top Channel