Dëmtohen shpesh, por Robben ia kalon uellsianit Bale

25/04/2017 00:00

Arjen Robben dhe Gareth Bale rezultojnë si dy prej futbollistëve më delikatë për shkak të dëmtimeve të shpeshta, që i kanë shoqëruar ata gjatë karrierës së tyre.

E megjithatë, holandezi është parë më shpesh në fushën e lojës në krahasim me Bale, edhe pse është 33 vjeç, ndërkohë që uellsiani vetëm 27.

Në 45 ndeshjet e këtij sezoni të Bayernit, Robben ka qenë i pranishëm në 33 sfida, duke luajtur 2.370 minuta, 58.5% e kohës totale. Në 12 ndeshjet që nuk është aktivizuar, vetëm në 6 prej tyre shkak kanë qenë problemet fiizike.

Krejtësisht e kundërta ndodh me Bale, që ka luajtur vetëm 26 ndeshje nga 51 sezonale të Realit, me 1.290 minuta, sa 40.5% e kohës totale. Nga 25 sfidat që nuk është aktivizuar, në 23 prej tyre mungesa ka qenë për shkak të dëmtimit.

Një krahasim interesant mes Robben dhe Bale është edhe ajo me periudhën kur holandezi ka qenë pjesë e Realit, nga cili u largua në vitin 2009 për 25 milionë euro. Gjatë dy sezoneve të tij të fundit me skuadrën madrilene, Robben luajti 65 ndeshje nga 102 të mundshmet, shifër kjo më e lartë sesa ajo e regjistruar nga Bale në dy sezonet e tij më të fundit, me uellsianin që ka 57 ndeshje të luajtura nga 103 të mundshmet.

Top Channel