“Pretty Woman”, idhulli i idhujve
25/04/2017 00:00
Për shumë tifozë të futbollit ata konsiderohen si idhuj dhe shkrepja e një fotografie me ta është një ëndërr.
Por edhe vetë idhujt e kanë një idhull. Pas “El Classicos” Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo zhvendosën rivalitetin e tyre jashtë fushës së blertë se kush të bënte i pari një foto me Julia Roberts, e pranishme në stadium.
Gara më pas kaloi në rrjetet sociale, ku të dy futbollistët publikuan fotot me “Pretty Woman”. Nga imazhet kuptohet që Roberts është aktorja e tyre e preferuar dhe enigma është se cilin prej tyre preferon vetë ajo.
Top Channel