Cikalleshi në formacionin e javës në Turqi

25/04/2017 00:00

Skuadra e tij fitoi 5-1 në ndeshjen e luajtur të dielën në fushën e vet, fitore ku një kontribut të rëndësishëm dha edhe sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi.

Me këtë fitore Ahkisar i largohet zonës së ftohtë të rënies nga kategoria elitare e futbollit turk dhe ajo që u vu re dhe lëvdua nga mediat sportive vendase ishte paraqitja e sulmuesit shqiptar.

Ai u vlerësua me notën 9.1 në këtë takim dhe me të drejtë zuri vend në formacionin më të mirë të javës të Superligës turke.

Në këtë ndeshje, Cikalleshi dha asistin për golin e parë të shënuar nga Adin në minutën e 14, si dhe gjeti vetë rrugën e rrjetës dhjetë minuta më vonë. Në minutën e 73-të, shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë, që gjithsesi nuk ja zbehu paraqitjen dhe sakrificën e bërë për skuadrën ndaj Bursasporit.

Top Channel