Atletja 101-vjeçare nga India, Man Kaur fitoi garën e 100 metrave në “World Masters Games”, të zhvilluar ne Auckland të Zelandës së Re.

Kaur e përfundoi garën në 1 minutë e 14 sekonda. Përr hir të së vërtetës, konkurencë nuk pati. 101 vjeçarja ishte garuesja e vetme në kategorinë e grupmoshës së saj.

Forma e habitshme fizike ka bërë që Kaur të etiketohet nga mediat neozelandeze si “mrekullia nga Chandigarh”. Atletja nga Punjabi e kremtoi me një kërcim të lehtë fitoren dhe në ceremoninë e dorëzimit të medaljes u tha reporterëve se “do të vazhdojë të mbetet e fortë deri në fund të jetës”.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Të gjithë këta më duken si fëmijët e mi. Unë sjell me vete lumturi. Eci, vrapoj, gatuaj. Jam një njeri plot hare”, shprehet atletja.

Përpara se t’i hynte garës, Kaur iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm mjekësor në mënyrë që të shihej sesa do ta përballonte e moshuara sforcimin. Karrierën në atletikë, gruaja e nisi në moshën 93-vjeçare me ndihmën e djalit të saj, Gurdev.

Top Channel