Siguria rrugore: Ulen aksidentet. Problem këmbësorët

25/04/2017 00:00

Mesatarisht 3500 njerëz humbin jetën në një ditë në mbarë botën, si pasojë e përfshirjes në aksidente rrugore. Edhe Shqipëria i është bashkuar nismës globale për javën e sigurisë rrugore, ndonëse statistikat vijojnë të jenë larg standardeve të Bashkimit Europian.

“Në gjashtëmujorin e dytë të 2016-ës, por edhe në 4 muajt e parë të këtij viti në bazë të statistikave kemi një rënie të numrit të aksidenteve fatalë, por edhe aksidenteve në tërësi, por sërish jemi lart më statistikat e BE ku duan të bëjmë pjesë”, Ardi Veliu, Drejror i Policisë Rrugore.

Për rrugorët, problem vijojnë të jenë këmbësorët.

“Statistikat flasin për një numër të lartë këmbësorësh që përfshihen në aksdente me mjete dhe nga ky rast dua t’u bëj thirrje që të respektojnë vijat e bardha dhe sinjalistikën rrugore”, shton Veliu.

Fushata sensibilizuese po zhvillohet në shkollat 9-vjeçare në bashkëpunim me drejtoritë arsimore.

Top Channel