“Mbreti” i driblimit, as Messi, as Ronaldo

25/04/2017 00:00

Mbreti i driblimit në futboll nuk luan tek asnjë prej skuadrave më të rëndësishme të kontinentit evropian.

Sipas një studimi të CIES ai që e ka fituar këtë titull është në radhët e Middlesbrough dhe bëhet fjalë për Adama Traore. Instituti i njohur zviceran publikoi listën e 100 futbollistëve që bëjnë më shumë driblime në fushën e lojës duke u bazuar edhe tek efektiviteti i teti tyre domethënë tek raporti mes numrit total të driblimeve me ata të suksesshëm

Në këtë pikë, në bazë të këtyre përllogaritjeve, në vend të parë rezulton të jetë pikërisht Adam Traore, i cili lë pas  në dy shkallët e tjera të podiumit futbollistin e Chelseat, Eden hazard dhe atë të Bastia, Allan Saint Maxim. nuk mundën dot që të jenë mes 3 më të mirëve 2 yjet e Barclonës, Neymar dhe Messi. Braziliani duhet të kënaqet me vendin e 4, ndërsa Argjentinasi është në vendin e gjashtë. Në klasifikimin e 10 dribluesve më të mirë janë edhe Wilfried Zaha, Dembele, Sanchez, Harit dhe Felipe Anderson.

Por befasia më e madhe qëndron tek mungesa e emrit të Cristiano Ronaldos. Në fakt studimi i CIES e ka lënë yllin portugez të Realit të Madridit jashtë listës së 100 futbollistëve që bëjnë më shumë driblime në fushën e lojës.

Top Channel