Kim Kardashian, siç nuk e keni parë ndonjëherë…vetëm se jo për mirë. Ylli i “reality show”-t e ka shtuar ushtrinë e saj të fansave dhe paratë falë pamjes sensuale e tejet të kuruar, duke u kthyer në model imazhi për shumë gra e vajza amerikane, e jo vetëm.

Sa herë Kim shfaqet në media, fokusi vendoset menjëherë te format e saj bombastike. Por 36-vjeçarja nuk është fiks ajo figura perfekte që nxjerrin fotot dhe ndihma e vyer e “photoshop”-it.

Disa pamje të rralla të “Kimit natyrale” po bëjnë xhiron e botës, ku më e famshmja e klanit Kardashian shihet në një plazh të Meksikës këtë fundjavë, e ku kompjuteri nuk arrin ta ndihmojë.

Pamjet tregojnë qartë se trajtimet e shtrenjta nuk i kanë zgjidhur problemet e Kimit me celulitin. Figura pa të meta, që shpaloset poshtë prozhektorëve, nuk e kalon dot provën e dritës së diellit.

Motra e saj Courtney, nga ana tjetër, duket në formë të shkëlqyer fizike, edhe pse ka sjellë në jetë 3 fëmijë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel