Kthimi i pronave, Evropa Lindore braktis hebrenjtë

25/04/2017 00:00

Vendet e Evropës Lindore, në veçanti Polonia, kanë dështuar në zotimin e tyre për të garantuar kthimin e pronave, që ju grabitën hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

8 vjet më parë, qeveri nga 46 shtete ranë dakord në deklaratën e Terezin, që të përpiqen të bëjnë drejtësi për viktimat e grabitjeve masive në vitet 1930-1940, edhe për vetë moshën e vjetër të të mbijetuarve të Holokaustit.

Por sipas një raporti që do të publikohet në ditët në vijim, Polonia është shembulli perfekt i dështimin në respektimin e deklaratës. Polonia kishte popullsinë më të madhe hebraike para luftës në Evropë, por 90% e saj nuk mbijetoi pas vitit 1945. Raporti akuzon Bosnjë-Hercegovinën dhe Poloninë, si dy vendet që nuk kanë krijuar një regjim të kthimit të pronave që u vodhën gjatë holokasutit apo epokës komuniste.

Polonia është anëtari i vetëm i Bashkimit Evropian, që nuk ka hartuar një ligj për kthimin e pronave. Raporti thekson se sot janë gjallë rreth 500 000 të mbijetuar të holokaustit dhe gjysma e tyre jetojnë në varfëri.

Raporti u hartua nga dhjetëra akademikë në të gjithë Evropën dhe u sponsorizua nga Instituti evropian i trashëgimisë së holokaustit. Në të shkruhet se në vendet perëndimore, përpjekjet për kthimin e pronave nisën që pas luftës, por në Evropën Lindore, regjimet komuniste e bënë këtë të pamundur.

Pas rënies së komunizmit, disa vendet të Evropës Lindore, morën masa për kthimin e pronave të hebrenjve, megjithëse kanë ende punë për të bërë, ndërsa Polonia vazhdon që të mos bëjë asgjë në këtë drejtim.

Top Channel