Conte, 2 goditje për të përforcuar ekipin

25/04/2017 00:00

Antonio Conte është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në krye të Chelsea dhe është shumë pranë fitimit të dy trofeve, Premiere League dhe FA Cup.

Trajneri italian është duke u kërkuar me ngulm nga Interi, por duket se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Londra. Madje, Conte ka nisur të bëjë planet e merkatos për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, ku krahas kampionatit dhe kupave, shtohet edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Romelu Lukaku është i pari në listën e trajnerit italian. Sulmuesi belg e njeh mirë ambientin sepse është aktivizuar edhe më herët te Chelsea dhe pas eksperiencës fantastike te Everton, do të pranonte me kënaqësi, të rikthehej në “Stamford Bridge”, për të fituar trofe.

Emri tjetër i rëndësishëm është ai i mbrojtësit të Southampton, Virgil Van Dijk. Holandezi 25 vjeçar është duke kaluar një formë të shkëlqyer dhe do të mund të kompletonte mbrojtjen e Chelsea.

Të dy këto emra pritet t’i kushtojnë rreth 120 milionë euro buxhetit të klubit londinez, por Abramovich duket i bindur t’i plotësojë dëshirat e merkatos,trajnerit Conte.

Top Channel