“The Fate of the Furious”

24/04/2017 00:00

“The Fate of the Furious” ka regjistruar një tjetër fitore në “Box Office”-n amerikan gjatë fundjavës.

Filmi ka arkëtuar më shumë se 38 milionë dollarë këtë fundjavë dhe një total prej 163 milionë dollarësh në shitje në SHBA. Ndërkohë, që nga fillimi i shfaqjes nëpër kinematë e botës, filmi ka mbledhur më shumë se 908 milionë dollarë.

Në vend të dytë mbetet, ashtu si edhe javët e mëparshme, filmi “The Boss Baby”, që i ka shtuar edhe 12 milionë dollarë shifrës globale prej 358 milionë dollarësh. Pas tij, “Beauty and the Beast” në vend të tretë, me 9 milionë dollarë të arkëtuara gjatë fundjavës dhe me më shumë se një miliard dollarë të mbledhura që nga nisja e shfaqjes së tij.

“I lindur në Kinë”, një film mbi natyrën që ndjek 3 familje kafshësh, ka zënë vendin e katërt në “Box Office”, duke marrë më shumë se 5 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes së tij. E duke plotësuar pesëshen e parë vjen “Going in Style”, që mori më shumë se 5 milionë dollarë këtë fundjavë.

Top Channel