Pa Neymar në fushë, triumfi në “El Clasico” festohet me të

24/04/2017 00:00

Në spektaklin e futbollit spanjoll, “El Clasico”-n mes Realit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, mungoi një prej protagonistëve më të mëdhenj, braziliani Neymar.

Sulmuesi 25-vjeçar vuajti dënimin prej 3 ndeshjesh pezullim, e megjithatë ai nuk humbi asnjë sekondë nga sfida që ishte vërtet e çmendur.

Kulmi i entuziazmit të Neymar ishte pikërisht në minutën e 92-të, kur Messi shënoi golin që i dha fitoren katalanasve dhe që rihapi kampionatin, gjë që ai ia tregoi mbarë botës nëpërmjet rrjeteve sociale.

Menjëherë pas kësaj, braziliani u përfshi në një videotelefonatë me heroin e katalanasve, Messin, me argjentinasin që në mënyrë indirekte e përfshiu edhe në foton e skuadrës të kryer në dhomat e zhveshjes në “Santiago Bernabeu”, pas ndeshjes.

Top Channel