Makina përplas motoçikletën, një i plagosur
24/04/2017 00:00
Një aksident ndodhi në mesditë në aksin Fushë-Krujë-Tiranë. Një automjet tip Volkswagen përplasi një qytetar me motoçikletë.
Drejtuesi i motoçikletës është dërguar i plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.
Pamjet janë dërguar në “Ti raporton” nga udhëtarët në vendngjarje.
Top Channel